Sheshet e Prishtinës i mbulon uji

Reshjet e mëdha që kanë rënë orëve të fundit në kryeqytet, e kanë vështirësuar qarkullimin e njerëzve dhe veturave.

Në shumë zona ka edhe vërshime dhe gjendje paraqitet goxha e rëndë.

Shumë lexues kanë dërguar pamje në redaksinë e Klankosova.tv, ku shihet se edhe sheshet e Prishtinës nuk kanë shpëtuar nga uji.

Për më tepër ato, janë mbushur me ujë, në sasi goxha të mëdha.