Sheshel: Do të luftojmë që Kosova të mbetet në përbërjen e Serbisë

Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel ka deklaruar sot se nëse radikalët do të jenë pjesë e qeverisë së re, do të luftojnë që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë, shkruan “Beta” transmeton “Bota sot”.

Ai theksoi se “radikalët serbë garantojnë se Serbia do të ruaj sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit dhe Kosovën në përbërje të Serbisë”.

Ndërsa lidhur me bisedimet edhe dialogun mes të dy vendeve ai u shpreh se ato duhet të barten në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Bisedimet për Kosovën duhet të bëhen në KS të OKB-së, ku Serbia me ndihmën e Kinës edhe të Rusisë, do të mbrojë interesat e saj kombëtare’”, ka thënë Sheshel.