Sherr me thika në Shëngjin, plagoset në zemër një pushues nga Kosova

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Kune të Shëngjinit.

Një 50-vjeçar i identifikuar si Selim Bllaca me origjinë nga Kosova ka mbetur i plagosur nga një person tjetër po nga Kosova, i cili është arrestuar.

I plagosuri ka marrë plagë në zemër dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lezhës, dhe po dërgohet për Tiranë për shkak se gjendja e tij është rënduar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave.