Shërohen edhe tre pacientë nga Maqedonia nga Korona

Edhe tre pacientë nga Maqedonia gati tërësisht janë shëruar nga virusi Korona, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai tha se katër pacientë të shtrirë në Klinikën infektive kanë dalë negativ në testimet e bëra, kurse tre prej tyre janë në gjendje të mirë, transmeton Gazeta Lajm.
“Këta tre pacientë janë në gjendje të mirë. Do ti testojmë nesër edhe një herë dhe nëse dalin negativë, do të lëshohen në shtëpi”, theksoi Filipçe.
Ndryshe, sot janë regjistruar 22 raste të reja. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve me Korona në Maqedoni ka shkuar në 201. Bindshëm prin Shkupi para Dibrës, kurse rasti i parë është shënuar edhe në Tetovë.