Shërim të shpejtë Albin, të paçim gjithmonë!

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri.

Ai ka thënë se dy ditë më parë ka pasur simptoma të lehta të sëmundjes dhe më pas i është nënshtruar testit për koronavirus.

“Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.
Ndaj këtij lajmi kanë reaguar mijëra e mijëra shqiptarë, duke i uruar kryetarit të VV-së shërim sa më të shpejtë, transmeton gazeta Lajm.
“ Shërim të shpejt Albin, të paçim gjithmonë”, është mesazhi i përbashkët që vjen për Kurtin nga mijëra shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, e nga diaspora.