Shërbimi për parking i komunës së Tetovës “plaçkit” drejtoreshën e organizatës gjermane

Dje shkateronin ekspozitat, sot i plaçkisin qytetarët e miqt! Nesër?
Kështu, sot shërbimi për parkingjet Tetovë plaçkiti Znj. Eva Ellereit drejtoreshën e Friedrich-Ebert-Stiftung për Maqedoninë e Veriut e cila ishtë për vizitë në Qendrën LOJA!
Kur një I huaj vjen në qytet për herë të parë me veturë dhe nuk sheh asnjë shenjë që parkimi është me pagesë (nga rrethrotullimi e deri te vendi ku është parkuar vetura e as në vazhdim, nuk ka asnjë edhe një shenjë të vetme të dukëshme që është parkim me pagesë). Kur ti kërkon sqarim për veturën e bllokuar dhe pas disa telefonatave mes zbatuesve dhe zyrës parkingjev, punonjësit e pranojnë që kjo është plaçkitje e padrejtë, por thonë se kanë urdhër të realizojnë dënimin!
E pakta quhet plackitje e paftyrë! Turp për komunën e Tetovës! (OJQ Loja)