Me një regjim kufizues të punës të përgatitur nga ana e Odës stomatologjike të Maqedonisë së Veriut dhe me rekomandimin e Komisionit për sëmundje infektive, të gjitha ordinancat stomatologjike nga sot filluan të punojnë në vend.
Institucionet shëndetësore stomatologjike që janë në rrjet, përkatësisht dentistët e zgjedhur dhe mjekët specialistë nga fusha e kirurgjisë orale, ortodontikës dhe protetikës, përveç shërbimeve që do t’u ofrojnë personave të siguruar, janë të detyruar t’u përmbahen protokolleve dhe udhëzimeve të funksionimit në kushte të akoma kërcënimi ekzistues nga infeksioni KOVID 19.