Shënohet rasti i tretë me koronavirus në Kroaci

Njoftimi është bërë nga Shtabi i Mbrojtjes Civile.

I infektuari është një person që punon në Parma të Italisë.

Krahas Kinës, Iranit, Koresë së Jugut dhe Japonisë, Italia është një tjetër pikë e nxehtë e përhapjes së virusit me 374 raste të konfirmuara dhe 12 vdekje.

Në Kosovë ende nuk është konfirmuar asnjë rast.