Shënohet muaji për luftë kundër kancerit në gji

Shoqata për luftë kundër kancerit në gji “BORKA – Për çdo ditë të re” me konferencë për shtyp virtuale kombëtare në temë “Përballja me sfidat në luftën me kancerin në gji” sot në Shkup do ta shënojë Muajin botëror për luftë kundër kancerit në gji.

Në konferencën onlajn fjalim do të kenë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, Dragana Mogilevska- Gruesvka, Veska Ramlak, Nino Vasev, Meri Peshevksa dhe kryetarja e shoqatës për luftë kundër kancerit “BORKA – Për çdo ditë të re” Biba Dodeva.

Muaji për luftë kundër kancerit në gji do të shënohet edhe në hapësirat e Ramstor Moll – Shkup ku fjalim do të ketë bashkëshortja e presidentit, Elizabeta Gjorgjievska, drejtorsha e përgjithshme e Ramstor Maqedoni, Daniella Ademoska dhe Biba Dodeva.