Shënohet edhe një viktimë nga aksidenti në Stracinë

Edhe një person tjetër ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti që ndodhi dje në rrugën Kumanovë-Kriva Palankë në afërsi të fshatit Stracinë, njoftojnë nga MPB.

Pas plagëve të marra gjatë ditës së sotme jetë ka ndërruar pasagjeri 23 vjeç , i cili po trajtohej në Urgjencën e Klinikës së Shkupit. Gjatë ditës së djeshme nga i njëjti aksident jetë kishte ndërruar një 55 vjeçar.

Aksidenti kishte ndodhur në ora 09:40 në vendin e quajtur “Çeshmiqe” para fshatit Straçincë mes dy automjeteve të markës Fiat Punto, njërit me targa të Kumanovës të drejtuar nga 55 vjeçari B.GJ. nga fshati Zheleznicë dhe makina e dytë e drejtuar nga 26 vjeçari I.M. nga Manastiri.

“Nga plagët e marra gjatë aksidentit jetë ka ndërruar 55 vjeçari B.GJ. ndërsa pasagjeri i të njëjtës makinë F.GJ. (23) nga fshati Zheleznicë dhe personi I.M. janë dërguar në Klinikën Nënë Tereza në Shkup ku pas plagëve të marra jetë ka ndërruar edhe 23-vjeçari F.GJ.”, informojnë nga MPB.