Shënohet Dita e NATO-s në Maqedoninë e Veriut

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në rrjetet sociale ka njoftuar se ekzekutivi shënimin e Ditës së NATO-s e ka nisur me mëngjes pune, përcjell TV21. Të pranishëm janë edhe ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s në vendin tonë ndërkaq mbledhja është organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Mëngjesi i punës në Ministrinë e Punëve të Jashtme së bashku me ambasadorët e vendeve aleate në NATO Aleancën, si fillim i shënimit të Ditës së NATO-s dhe 73-vjetorit të Organizatës. Kjo ditë është e rëndësishme për të 30 aleatët sepse na bashkon në vlerat që na mbajnë bashkë, ndërsa në unitet dhe në kontekstin aktual gjeopolitik jemi të bashkuar si kurrë më parë”, ka shkruar Petrvska, ministre e Mbrojtjes.