Shënohet Dita e Komunës së Gostivarit, i pranishëm edhe Presidenti Pendarovski

Gostivari mbetet i pari! Nën këtë moto, Komuna e Gostivarit ka shënuar Ditën e saj, 23 Dhejtorin, raporton Gostivari Sot

Ceremonia filloi me një vido-përshkrim të investimeve të realizuara, të cilat arrinin numrin mbi 100 edhe pëskaj, siç u tha, që 2021 ishte vit pandemik dhe zgjedhor. I ftuar special ishte presidenti i vendit, Stevo Pendarovski. Mesin e mysafirëve ndodheshin edhe ish kryetarë të komunës së Gostivarit Enver Zenku dhe Xhemail Rexhepi dhe deputeti Halil Snopçe.

Të pranishmive u ka dëshiruar mirëseardhe kryetari Arben Taravari. Ai me këtë rast ka falenderuar çdo njërin prej paraardhësve të tij! “Ata ishin kryetarë të cilët në kohë tepër të vështira ishin të detyruar të paguanin fatura shumë të rënda për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë e qytetit”, tha mes tjerash Taravari.
“Së pari dua t’i japë mirëseardhjen në Gostivar, Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski! Kryetarëve të komunës së Gostivarit z.Enver Zenku dhe z.Xhemail Rexhepi, deputetin Halil Snopce, zonja dhe zoterinj te pranishëm. Sot është dita e Komunës, dua të falenderoj me sinqeritet çdo njerin prej paraardhësve të mi! Ata kryetarë të cilët në kohë tepër të vështira ishin të detyruar të paguanin fatura shumë të rënda për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë e qytetit, ata që punuan me vetmohim epik duke sjellë ndryshime historike edhe pērtej qytetit, pra falenderoj çdo njerin prej tyre, qoftë edhe ata që treguan se si nuk duhet bërë një punë, ata të gjithë janë Kryetarë dhe historia do t’i shkruajë në faqet e saj!”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Taravari foli edhe për fitoren e mandatit të dytë, planet dhe orientimin e pushetit lokal gjatë katër vjeçarit të ardhshëm.

“Ju e dini se para do kohe Gostivarasit i dhànë ekipit tonë dhe mua besimin edhe për një mandat të dytë! Si një proamerikan që jam, si një simpatizant objektiv i kushtetutës amerikane, unë mendoj dhe besoj se 2 mandate janë ligjërisht dhe padyshim faktikisht të mjaftueshēm për cilindo që mban një post. Kështu këtë mandat të dytë e konsideroj edhe mandatin tim të fundit ose Mandatin tim të Lamtumirës. Prej ditës së parë që kam hyrë në zyrë, bashkë me ekipin e kemi parē Komunën si pronë e gostivarsve dhe vetëm të tyre. Pasionet partiake qē e kanë kthyer vendin si një shtyllë të tensionit të lartë, nuk i kemi lejuar të bëhen pjesë e qeverisjes tonë. Ky është një vend në zhvillim, është e pamundur që t’i kënaqësh të gjithë por është e mundur të luftosh për të gjithë! Edhe sot, në ditën më të rëndësishme të këtij insitucioni dua të apeloj tek çdo njeri nga ne se nëse ndryshimet ideologjike, fetare apo etnike i shohim si vlerë atëherë qyteti dhe shteti do të mund të jenë një mozaik harmonik. Gostivari është i tillë, megjithë sfidat e mëdha ky vent ka ditur dhe din të besojë nē një ideal dhe ky është vet Qyteti! Natyrisht që këtu jetojnë shqiptarë, maqedonas, turq, bullgarë, romë dhe të tjerë, padyshim qē këtu ka muslimanë e krishterë apo edhe ndonjë fè tjetër, por të gjithë ne bashkohemi në një emër, ne jemi Gostivaras! Me këtë motiv komuna jonë, do të bëjë gjithçka qē këtë 4 vjeçar të ndērtojë më shumë, të krijojë më shumë mundësi, të ofrojë më shumë arsye për të rinjtë që të rrinë e të ndërtojnë jetën e tyre paralel me qytetin, të zhvillojmē Gostivarin aq sa e duam atë!”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Në fund të fjalës së tij, Taravari ka falenderuar bashkëpunëtorët dhe çdo gostivaras për kontributin e dhënë. Këtë vit Qytetar nderi i Komunës së Gostivarit u shpall mjekun në pension, Ferit Sadiku.

Me mirënjohje u dekoruam personalitetet gostivaras për arritje ndërkombëtare: Kimet Jusufi, arritje ndërkombëtare në shkencë; Vedut Purde, arritje ndërkombëtare në shkencë; Marija Milloshevska, poashtu për arritje ndërkombëtare në shkencë dhe Andi Ismaili për arritje ndërkombëtare në art. Gostivari Sot