Shënohet 8 dhjetori, Dita e Shën Klimentit të Ohrit

Maqedonia e Veriut sot shënon 8 dhjetorin – Ditën e Shën Klementit të Ohrit. Me këtë rast tek përmendorja e Shën Klimentit të Ohrit para Bibliotekës Kombëtare Universitare në Shkup, delegacion parlamentar dhe ai qeveritar do të vendosin kurora me lule, ndërsa në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ndahet çmimi shtetëror “Shën Klementi i Ohrit”.