Shënohen 54 raste të reja, numri i të prekurve me Covid-19 shkon në 908

Prej gjithsej 710 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar edhe 54 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 13 raste, Kumanovë 25, Shtip 1, Prilep 10, Tetovë 1, Veles 2, Gostivar 1. Me rastet e fundit numri i personave të prekur virusin korona në vendin tonë shkon në 908.