Shengeni Ballkan, Rama, Zaev dhe Vuçiç firmosin paktin për lëvizjen pa pasaporta

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçicc dhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, do të marrin pjesë përmes video-linkut në konferencën mini-Schengen të hënën, më 9 nëntor në ora 11:00.

Në takim do të marrin pjesë gjithashtu kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiç dhe ministri i shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, transmeton “Danas”-i kumtesën nga kryesia e Serbisë.

“Do të nënshkruhet një marrëveshje ndërshtetërore midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve me letërnjoftime”, thuhet në deklaratë.

Bëhet e ditur se, me këtë rast, do të nënshkruhet Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunim midis Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në luftën kundër Covidit-19 dhe marrëveshja ndërshtetërore midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë për lëvizje të lirë të qytetarëve me letërnjoftime.