Shëndeti i ish kryeministrit/ 17 ditë në reanimacion, Fatos Nano ende në gjendje të rëndë

Prej 17 ditësh, ish-kryeministri socialist Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë në gjendje të rënduar shëndetësore, pas një arresti kardiorespirator.

Sipas informacioneve të raportuara nga mediat, këtë të premte bëhet me dije se ish-kryeministri nuk ka asnjë përmirësim dhe as përkeqësim të gjendjes së tij.

Fatos Nano, 73 vjeç ishte kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, kohë kur u shkëput nga politika.

Një përpjekje e tij e mëvonshme për postin e kreut të shtetit, nuk u mbështet nga Partia Socialiste, drejtimin e së cilës e kishte marrë Edi Rama. Gjatë viteve të angazhimit në politikë, që nga viti 1991, ai shërbeu 4 herë si kryeministër i vendit.
© SYRI.net