Shembja e objektit te “Mavrovasja”, Qeveria i doli në ndihmë komunës së Çairit

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se Qeveria nuk e ka rrënuar objektin tek Qendra Tregtare “Mavrovasja”, por vetëm i ka asistuar komunës së Çairit, e cila ka bërë gjithçka që është në kompetencat e saj por nuk ka arritur ta rrënoi objektin.
“Qeveria nuk ka rrënuara para Q.T ‘Mavrovasja’, por ka asistuar komunës së Çairit, e cila ka rrënuar, për shkak se nuk ka arritur të gjejë realizues, ne ofruam të asistojmë”, tha Zaev.

Ai ka shtuar se bëhet fjalë për problem të komunës së Çairit, e cila për muaj nuk ka mundur të gjej realizuar dhe pret që rastet tjera të vazhdojnë edhe më tej.

“Për komunat tjera, pres që procedurat të vazhdojnë dhe komunat vet të veprojnë. Dihet se kur shteti mund t’i ndihmoj komunat. Atëher kur e shohim se kanë bërë gjithçka në kompetencat e tyre dhe nuk kanë mundësi ta bëjnë atë”, ka shtuar Zaev.