Një mur është shembur mbi një veturë në Han të Elezit, duke e bllokuar një të ri brenda automjetit.
Edhe pse në pamjet e ndara në rrjetet sociale shihet se vetura ka pësuar dëmtime të mëdha, i riu është nxjerrë jashtë saj.
Në pamje shihet një numër i madh njerëzish në vendngjarje.
Po ashtu, aty shihet edhe i riu teksa qytetarët e largojnë nga vetura.



