Një ndërtesë gjashtëkatëshe është shembur në qytetin turk Şanlıurfa si pasojë e dëmtimeve nga tërmetet e fuqishme të muajit të kaluar dhe ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonë, raporton Anadolu.
Një ndërtesë në lagjen Haliliye, e cila u godit nga tërmeti i 6 shkurtit, është shembur plotësisht sot.
Në vendngjarje ndodhen anëtarë të Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), zjarrfikës, ekipet mjekësore dhe forcat e sigurisë.
Autoritetet thonë se nën rrënoja është e mundur të ketë ngelur një person, ndërsa një person tjetër është dërguar në spital dhe nuk është në rrezik jete.




