VMRO DPMNE-ja me hipokrizi propozon ratifikim të parakohshëm të Protokollit për anëtarësim në NATO, ndërsa thot se nuk do të votojë Ligjin për Mbrojtje i cili është kyç për anëtarësimin në NATO, theksoi nënkryetarja e LSDM-së dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në tribunën e sotme përfundimtare “Në rrugë të drejtë” në Shkup.
Në fjalimin e saj, Shekerinska tha se VMRO-DPMNE-ja bën të ditur publikisht se nuk do ta votojë këtë ligj për atë se ai përmban emrin kushtetues të shtetit, ndërsa nga ana tjetër kërkon ratifikim të parakohshëm të Protokollit i cili gjithashtu përmban emrin kushtetues.
“Deputetët e VMRO-DPMNE-së marrin pagë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe atëherë kjo nuk iu pengon. Nuk iu pengon as kur në EPP para partisë qëndron emri kushtetues i shtetit. Por iu pengon kur duhet i gjithë shteti të ecë përpara, të bëhet pjesë e NATO-s, iu pengon atëherë kur e sigurojmë të ardhmen, kufijtë dhe stabilitetin përmes anëtarësimit në Aleancë”, tha Shekerinska.