Për momentin nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar për praninë e organizatave joqeveritare në vend që lidhen me Iranin, pasi Maqedonia Veriore nuk është në interes të tyre, tha Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, duke shtuar se marrëdhëniet diplomatike të Maqedonisë me Iranin janë shumë modeste dhe se vendi ynë nuk ka çështje të hapur me Iranin.
Udhëheqësi shpirtëror i Iranit Ali Hamnei dje e shpalli Shqipërinë si një shtet armik, duke shtuar se ishte “është vend djallëzor që mbështeste kundërshtarët e tyre”.
Ministrja maqedonase e mbrojtjes theksoi se rreziku i radikalizimit nga strukturat islamike që kthehen nga frontet e ndryshme nuk duhet të përjashtohen.