Shekerinska: Nëse duam Ballkan stabil, receta është nisja e negociatave me Bashkimin Evropian

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në konferencë për media me homologun e tij nga Çekia, Ljubomir Metnar ka folur për bashkëpunimin e mirë që kanë këto dy shtete.

Ka falenderuar për mbështetjen që Çekia ia ka dhënë Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit në NATO, ndërkaq ka shtuar se këtë po e bën edhe në procesin eurointegrues.

Në këtë drejtim, Shekerinska ka dërguar edhe porosi deri te BE-ja.

“Nëse duam të kemi Ballkan stabil, atëherë receta është nisja e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian”, tha Shekerinska, transmeton TV21.