Shekerinska: Në vitin 2021 përfundon ndërtimi i njërit kah i austostradës Kërçovë-Ohër

Bartësja e listës së koaliconit “Mundemi” në njësinë 5, Radmilla Shekerinska, duke folur për programin zgjedhor të koalicionit që ajo përfaqëson, në “Debatin Zgjedhor” në TV21 tregoi se njëri aks i autostradës Kërçovë-Ohër do të përfundojë në vitin 2021.

“Presim që drejtimi nga Kërçova deri në Ohër të jetë i përfunduar deri në vitin 2021. Kemi edhe autostradën dhe rrugë eksprese, është shumë me rëndësi që në këtë rajon të investojmë në mënyrë serioze në shëndetësinë publike, e cila tani me krizën Covid na tregoi se sa është me rëndësi, prandaj kemi projekte serioze në disa komuna dhe ato investime tanimë shihen” tha Shekerinska në Debatin Zgjedhor për njësinë 5 në Televizionin 21.