Shekerinska në takimet e Këshillit Veriatlantik të NATO-s në Bruksel

Në selinë e NATO-s në Bruksel, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska edhe sot do të marrë pjesë në takimet e Këshillit Veriatlantik, së bashku me ministrat e Mbrojtjes së vendeve – anëtare të Aleancës.

Në Bruksel, Shekerinska, përveç pjesëmarrjes në takimin e Këshillit Veriatlantik, do të marrë pjesë edhe në takimin kushtuar misionit “Mbështetje vendimtare” në Afganistan, ndërsa do të ketë më shumë takime edhe me ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Maqedonia e Veriut pas marrjes së ftesës për anëtarësim në fillim të vitit të kaluar, në vazhdimësi në mënyrë aktive është pjesëmarrëse në të gjitha takimet e Këshillit Veriatlantik të Aleancës.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Atlantikut të Veriut, ndërsa pas përfundimit të procesit të fundit të ratifikimit në Kuvendin spanjoll, shteti ynë do të ketë të drejtë të votojë për të gjitha vendimet e marra në NATO në lidhje me paqen, sigurinë dhe stabilitetin në korniza globale.

Ministrja Shekerinska, dje në Bruksel shprehu besim se kjo është hera e fundit që Maqedonia e Veriut të marrë pjesë si një vend i ftuar.

“Për herë të fundit marr pjesë si anëtare e ftuar, e jo si anëtare fuqiplotë, sot është dita kur në Republikën e Maqedonisë së Veriut zyrtarisht u publikua Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes veriatlantike dhe e morëm lajmin e parë se Parlamenti spanjoll e pranoi mënyrën e shpejtë për ratifikimin e protokollit tonë, anëtarësimi ynë i plotë është çështje ditësh, e jo muajsh apo javësh”, tha Shekerinska.

Ajo tha se në takimin e sotëm do të tregojmë se tashmë nuk jemi temë në tryezë por anëtare e tryezës.

Maqedonia e Veriut, tha ajo, do të marrë pjesë në diskutimet për ardhmërinë e pjesëmarrjes së NATO-s në Irak dhe Afganistan dhe është e gatshme ta rris prezencën e saj në atë rajon.

“Prej vitit 2018 paralajmëruam se jemi të gatshëm të rrisim praninë e pjesëmarrjes në Afganistan dhe ishin në bisedime për njësitë teknike, ndërsa biseduam për dërgimin e oficerëve në Irak si pjesë e misionit të trajnimit. Thelbësore është të shihen se cilat janë planet e NATO-s, ndërsa ne si vend që ka kontribuar shumë, e lëmë të hapur mundësinë për të rritur pjesëmarrjen në këtë rajon të rëndësishëm”, u shpreh Shekerinska duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetareve.

Shekerinska në Bruksel do të takohet me disa homologë – ministra të Mbrojtës së vendeve anëtare të NATO-s, ndërsa me ministrin britanik, Ben Volis do të nënshkruaj Marrëveshje të re për bashkëpunim në mbrojtje.

“Me këtë marrëveshje të re të bashkëpunimit të mbrojtjes me Mbretërinë e Bashkuar, ne jemi duke ripërcaktuar marrëdhëniet tona sepse ne tashmë jemi të konsideruar si anëtarë të Aleancës dhe bashkëpunimi ynë mbrojtës do të jetë bashkëpunim mbrojtës i dy vendeve aleate”, theksoi ministrja Shekerinska.