Muzika serbe e “rexhepovitëve” rrugëve të Kosovës pështynë mbi gjakun e Dëshmorëve të Kombit
Dikush paska kërkuar që krejt Kosova të ngritet dhe të kapet e të dënohet sharësi i Komandantit tonë Legjendar, Adem Jashari. Po ai që u jep mirënjohje në emër të OVL UÇK-së familjarëve të këtyre sharësve? Kjo famije e degjeneruar që kërkon mirënjohje kombëtare pas spiunimit të kombit, vlenë të kundrohet si një dhelpër e tërbuar dhe jo si karanfil me i marrë erë
Nga Shek Hallaçi
Kryetari i OVL UÇK-së, sërish na qenka manipuluar dhe ka dalur në mbrojtje të familjes së degjeneruar të Sulejman Rexhepit, me pseudonim policor ZHARKO, me të cilën burgosi, spiunoi, torturoi e masakroi qindra shqiptarë “nacionalistë, shovenistë e seperatistë”, frymëzues tanë për të luftuar kundër sojit të tij dhe, sot, për ta gëzuar të gjith lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Qysh në katër maj të këtij viti, në “Vlera e Islamit” ka qarkulluar e publikuar videoja e cila, në njëfarë mënyrë e degradon edhe zyren, edhe kryesinë e OVL UÇK si dhe e njollos pak lavdin e UÇK-së!
Videoja e poshtër, qarkullon si apel për myslimanët e Maqedonisë që të kenë kujdes se kujt po ia japin fitrat dhe zeqatin, se nuk i jepet fitri e zeqati Qani Sulejmanit, një lloj përgjegjësi i Medresesë, si dhe tre të tjerëve në atë video që po ashtu janë punëtorë të medresesë. Pra, askush nuk e ka sulmuar OVL UÇK-në se i paska dhënë mirënjohje Qani Rexhepit. Qani Sulejmani, vëllai i Sulejman Rexhepit, me ata tre-katër nëpunës të vetë, kanë qenë në përcjellje të makinës në të cilën ka qenë Sulejman Rexhepi me tajfën e vet si dhe të veturës tjetër ku kanë qenë vëllezër e nipa të Sulejman Rexhepit, që të gjithë drejtuar kah zyret e OVL UÇK-së, e cila, po atë ditë paska dekoruar njëfarë ish-polici maqedonas, (vëllain e Sulejman Rexhepit, Avdyl Rexhepin) për merita të veçanta në ndihmë UÇK-së!!! Spiunët dekorohen e ne, luftëtarët e lirisë, dergjemi burgjeve të cilave i ka shërbyer dhe i shërben tërë familja e Sulejman Rexhepit.
Fundja, OVL UÇK-së i bëhet me dije se, “delegacionin” që e ka pritur në zyre dhe në konakun e vet, janë adhurues të kulturës serbe, të mentalitetit serb, të luftës serbe pra, edhe të masakrave serbe. Kjo po dokumentohet me vetë videon, të cilën, e kanë incizuar vetë ata dhe jo se e paska shpërndarë ndonjë gazetar prorus, por e kanë shpërnarë vetë “rojtarët e fesë islame”!
OVL UÇK reagon kot, sigurisht me kërkesë të Sulejman Rexhepit, në vend se të turpërohet, të kërkojë falje publike për atë që ka lejuar të manipulohet prej turlifarë kastravecave dhe të dekorojë familjarë të Sulejman Rexhepit Zharkos, shokë të ngushtë të atyreve që ia lujtën trikin luftëtarëve të Ksovoës duke i futur me pabesinë më të ndytë në pusi! Kryetari i zyres së “Nderit të Kombit” na thotë se nuk i paska dhënë mirënjohje Qani Rexhepit por Avdil Rexhepit. Jo Ali Hoxha por Hoxha Ali!
Dhe, kësaj zyre, kryetarit të saj, iu paskan kallë trut se dikush në makinë, të cilët derisa ecin rrugëve të Kosovës, dëgjojnë muzikë serbe dhe shajnë Komandantin Legjendar, Adem Jasharin, dhe, si rrjedhojë e këtij zemërimi paskan me kërku prej të gjitha institucioneve të Kosovës që të ngrisin padi kundër atij tradhëtari. Po kush të ngrisë padi kundër atij që i dekoron në emër të UÇK-së atë familja e të cilit ofendon gjakun e popullit të Kosovës që është derdhur në çdo rrugë e rrugicë të Kosovës, duke dëgjuar muzikë serbe! Të dënohet ai që shau Komandantin tonë Legjendarë dhe, të lëmohet ai që dekoron këtë familje sharëse e tradhëtuese!?
Ja, së fundmi, po ilustrohet edhe me një shembull se familja e Sulejman Rexhepit janë prej atij soji të kalitur me kulturë e gjak serbi! Ja, të paktën kemi një video, si provë materiale.
Le të na dëshmojë, e të na e nxjerrë, qoftë vetëm një provë materiale, me të cilën kryetari i OVL UÇK do të dëshmojë se kjo familje ka kontribuar në luftën e UÇK-së.
Zoti.Hysni Gucati le t’i lexojë memoaret e Sulejman Rexhepit si dhe shkrimet e ditë e natshme që shkruhen dhe që e zhveshin cullak, dhe mos të reagojë në panik, duke e mbrojtur këtë bekues të antishqiptarit të fëlliqtë, Nikolla Gruevskit, epror i Sasho Mijallkovit dhe të mijallkovicave të tjerë edhe shqipfolës! Kërkimi i faljes ia shton burrninë, insistimi për t’i mbrojtur zagarët e serbit e njollos për jetë.
Edhe një herë, askush nuk ishte marrur me falënderimet miqësore që ia bën dikush nga zyrja e OVL UÇK-së kësaj familje të degjeneruar, por, qëllimi ishte që të ndikohet në ndërgjegjësimin e popullatës myslimane në vend dhe mos t’ia shtojnë karrierën me fitra e zeqate kësaj familje të degjeneruar dhe, tërë kjo, ilustrohet me atë video të poshtër të incizuar rrugës për në zyret e OVL UÇK-së.
Zoti dritë ia bëftë FAMIJES JASHARI, siç ua ka bërë edhe Jasharajve dhe të gjithë të rënëve në Altarin e Lirisë. Lavdi dëshmorëve të kombit! Zoti e bekoftë Kombin Shqiptar. Nën mbrojtjen e të Gjithëpushtetshmit qofshin Viset Etnike Shqiptare!