Thirrja e Ali Ahmetit për protestë në Shkup për drejtuesit tanë në Hagë është fyerja më e madhe që mund t’u bëhet shqiptarëve.
Unë nuk jam kundër protestës, përkundrazi,udhëheqësit tanë në Hagë meritojnë zërin, mbështetjen dhe drejtësinë e popullit.
Por nuk pranoj që kauza e tyre të përdhunohet nga njeriu që për 20 vite u akuzua se ka heshtur, lejuar dhe bashkëpunuar me regjimet që montuan dhjetëra raste kundër shqiptarëve.
S’ka fytyrë Ali Ahmeti të bëhet zot shtëpie i protestës,
kur gjatë gjithë kohës së tij në pushtet u ndërtuan dosje, u fabrikuar akuza dhe u futën në burg madje u vranë djemtë tanë në rastet pas luftës 2001-shit, nga Rasti Gazi Babës Telit, Sopoti, Brodeci, Monstra, Alfa, Lagja e trimave Kumanovë, Harun Aliu, Komandant Shqiponja…
dhe lista vazhdon.
Ku ishte Ali Ahmeti kur shqiptarët torturoheshin e dënoheshin pa prova?
Ku ishte kur policia dhe gjyqësia e partnerëve të tij politikë montonin raste me vite të tëra?
Ku ishte kur familjet shqiptare kërkonin drejtësi dhe ai i shikonte nga larg duke bërë pazare për pushtet?
Tani del e bën thirrje për protestë?!
Jo për drejtësi, por për të shpëtuar imazhin e tij, në momentin kur populli po ia thyen mitin me fakte.
Une e mbështes çdo protestë për Hagën,
por jo atë të udhëhequr nga ai që për dy dekada e la drejtësinë e shqiptarëve të vdiste.
Ky është turp politik, jo thirrje për drejtësi.
*Shek Hallaçi, i burgosur i Grupit të Kumanovës






