Shefja e BE-së bën thirrje për reformë të azilit pas vdekjeve të migrantëve në Itali

epa09846777 European Commission President Ursula von der Leyen arrives for the European Council Summit in Brussels, Belgium, 24 March 2022. The European Council summit starts with the participation of US President Joe Biden to address Russia's ongoing military aggression against Ukraine. After that, Head of States will continue discussions on how best to support Ukraine in these dramatic circumstances. EPA-EFE/JULIEN WARNAND

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për progres në reformën e bllokuar të Bashkimit Evropian për azil, pas raportimeve për vdekjen e mbi 40 migrantëve në Itali.

Von der Leyen ka thënë se vdekjet e raportuara në orët e hershme të së dielës janë tragjedi që e kanë lënë atë “thellësisht të pikëlluar”.

Varka e mbingarkuar, me më shumë se 120 migrantë, është përmbytur në rajonin e Kalabrisë, në jug të Italisë. Rreth 80 persona kanë shpëtuar.

“Ne duhet të dyfishojnë përpjekjet tona për Paktin e Migrimit dhe Azilit, dhe planin e veprimit për qendrën e Mesdheut”, ka thënë ajo.

Një numër i madh i migrantëve – që i ikin konfliktit dhe varfërisë – e marrin rrugën nga Afrika për në Itali, çdo vit.

Ende është e paqartë kombësia e viktimave, mirëpo agjencitë lokale kanë raportuar se migrantët janë nisur nga Irani, Iraku, Siria, Afganistani, Pakistani dhe Somalia.

Edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka shprehur “pikëllim të thellë” për përmbytjen e varkës, dhe është zotuar se do t’i japë fund migrimit të parregullt detar, si mënyrë për të parandaluar më shumë tragjedi.