Shefi më i mirë në botë, gjithë të punësuarve u jep nga 50.000 dollarë bonus (VIDEO)

Pronarët bujarë të një kompanie në SHBA u bënë një surprizë të bukur punonjësve të tyre në festën e Krishtlindjes.

Gjatë fjalimit të fundvitit, ata u thanë se stafi prej 198 personash do të ndajë me njëri-tjetrin shumën e 10 milionë dollarëve.

Me shumë fat punonjësit e kompanisë “St John Properties”, të cilët një dhuratë të tillë nuk e prisnin, ndërsa secili do të përfitojë mesatarisht nga 50 mijë dollarë. Më shumë të ardhura për ata me më tepër vite punë.

Firma e pasurive të paluajtshme nga Maryland në SHBA informoi se qëllimi ishte që të krijonte impakt në jetën e gjithsecilit.

Njëri prej pronarëve u tha se suksesi i kompanisë kishte ardhur falë punonjësve, të gjithë së bashku, e ndaj ata kishin vendosur që t’u jepnin një bonus të tillë.

Zarfet e kuq u shpërndanë dhe kur stafi i hapi, u befasuan nga një surprizë e tillë.