Shefi i Shtatmadhorisë në Tajvan, gjenerali i forcave ajrore, Shen Ji Ming, humbi jetën kur helikopteri me 12 persona të tjerë detyrueshëm ka ateruar në një rajon malor në kryeqytet.
Në këtë tragjedi, sipas njoftimit ushtarak kanë humbur jetën gjithsej tetë persona. Përderisa ministria e Mbrojtjes, paraprakisht theksoi se Shen është njëri prej tre personave të zhdukur.
Inspektori i përgjithshëm i forcave ajrore, gjeneral-major Huang Çi Vei, në konferencë për shtyp deklaroi se helikopteri ka qenë në drejtim të rajonit Jilan, në pjesën lindore të ishullit, me çka ka humbur kontakt me kontrollin e fluturimeve nga arsye të panjohura.
Sipas tij kushtet klimatike me gjasë nuk kanë qenë arsye për këtë tragjedi, për shkak se piloti gjatë kohës së kontaktit të fundit ka potencuar shikueshmëri të mirë. Tajvani bleu 60 helikopter UH-60M BlekHok nga SHBA-ja.