Shefi i shtabit të përgjithshëm të Mbretërisë së Bashkuar: Kërcënimi rus do të mbetet edhe nëse Ukraina fiton luftën

Kërcënimi nga Rusia do të mbetet edhe nëse Ukraina fiton luftën, ka paralajmëruar shefi i shtabit të përgjithshëm të Mbretërisë së Bashkuar.

Gjenerali Sir Patrick Sanders i kërkoi krahut lindor të NATO-s që “të mos nënvlerësojë kurrë” Rusinë, duke thënë se pavarësisht se Moska po përballet me pengesa në pushtimin e saj, “qëllimi i saj i është zbuluar botës”.

“Pavarësisht se si përfundon kjo luftë – dhe duhet të jetë përmes një fitoreje të Ukrainës – unë besoj se kërcënimi rus do të mbetet“- tha Sanders në Konferencën vjetore të Luftës së Tokës RUSI.

Duke nderuar trimërinë dhe sakrificën e Ukrainës, ai tha se i ka dhënë kohë NATO-s të “modernizohet”, të stërvitet dhe të sigurohet se ajo është e përgatitur, në mënyrë që të mund të pengojë Rusinë.

“Ne duhet të bëjmë më shumë. Ne ia kemi borxh Ukrainës,” tha ai.

Top Channel