Shefi i kuzhinës italiane me famë ndërkombëtare z.Faruk Neziri, pas shumë sukseseve në arenën ndërkombëtare në këtë sferë, së fundmi nga brendi i njohur botëror i caffe Segafredo, është shpallë Ambasador. Kjo mirënjohje dhe ky Çmim i rëndësishëm për Faruk Nezirin ka pasuar, pas disa mirënjohje dhe çmimeve tjera të rëndësishme gjatë viteve të fundit.
Shqiptari nga Maqedonia e Veriut (nga Çegrani i Gostivari) tanimë 30 vite rresht jeton e vepron në pjesën verior të Italisë. Gjatë kësaj periudhë kohore ai pothuajse ka arritur t’i “grabisë”, të gjitha Mirënjohjet dhe Çmimet prestigjioze ndërkombëtare, në këtë sferë.
Para ca vitesh, restorati i tij “La Perla” në qytetin universitar Graz të Austrisë, u radhitë ndër më të mirët dhe më të frekuentuarit atje. Thjeshë Maesstro Neziri, po i prek majat e suksesit në gastronominë botërore, profesion të cilin ai e ushtroi dhe përqafoi me përkushtim dhe dashuri, që nga ditët e para kur e filloi e derimë sot.
Përndryshe Faruk Neziri, shqiptari me origjinë Çegrani i Gostivarit, ka lindur në vitin 1974, në Bihaç të Bosnjë Hercegovinës, tanimë tridhjetë vite jeton në Itali dhe si të thuash është i rrënjosur mirë në Castellucchio (qytet në Italinë veriore), kurse paraprakisht kishte jetuar në Romë të Italise dhe më pastaj më pas në Asola.
Zoti Neziri është edhe sponsor dhe zyrtarisht president i klubit futbollistik “New Castellucchio“, që garon në Kategorinë e Dytë të Italisë.
View this post on Instagram