Shefi i diplomacisë së Portugalisë, Karvinjo në Shkup

epa09295010 Portuguese Minister of National Defence Joao Gomes Cravinho attends an International Seminar on Promoting Women's Meaningful Participation in Peace Operations under the Portuguese Presidency of the Council of the European Union, in Lisbon, Portugal, 23 June 2021. The topic will be addressed from three different perspectives: promoting women's meaningful participation by the role of leadership, challenges from the field, and the academic perspective. EPA-EFE/ANTONIO PEDRO SANTOS

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani sot do të jetë nikoqir i ministrit të Jashtëm të Portugalisë, Joao Gomes Cravinho i cili po qëndron për vizitë zyrtare në RMV.

Në takim është parashikuar shkëmbimi i mendimeve për procesin eurointegrues të vendit tonë, marrëdhëniet bilaterale dhe perspektiva për zhvillimin e mëtejshëm me theks të veçantë në relacionet ekonomike.

Ministri i jashtëm portugez gjatë qëndrimit në vendin tonë do të realizoi takim me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski.