Shefi i CIA’s tregon se a po përgatit Rusia sulme bërthamore

Kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA (CIA) thotë se komuniteti i inteligjencës nuk ka parë asnjë “provë praktike në këtë pikë të rusëve që planifikojnë vendosjen apo edhe përdorimin e mundshëm të armëve taktike bërthamore” në Ukrainë.

Drejtori William Burns i ka bërë këto deklarata në një konferencë të organizuar nga Financial Times.

Rusia njoftoi se po e vendoste arsenalin e saj bërthamor në gatishmëri të lartë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt dhe Burns paralajmëroi: “Duke pasur parasysh llojin e zhurmës që…kemi dëgjuar nga udhëheqja ruse, ne nuk mund ta injorojmë si mundësi. Kështu që ne qëndrojmë shumë të fokusuar si shërbim inteligjent… në ato pamundësi në një moment kur rreziku është shumë i lartë për Rusinë”.

Burns tha gjithashtu se Putin është në “një kornizë mendore në të cilën ai nuk beson se mund të përballojë humbjen”.