Shchneeberger ironizon me Borrellin pas sulmeve në Mitrovicë: A po mendoni për sanksione të radhës ndaj Kosovës?

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger, pas sulmit me mjete shpërthyese në oborrin e komunës së Mitrovicës së Veriut të hënën mbrëma.

Schneeberger ka pyetur Josep Borrellin, përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, nëse ka ndonjë koment lidhur me këto zhvillime.

“Ndonjë koment nga ju Josep Borrell? A po mendoni tashmë për sanksionet e radhës ndaj Kosovës për provokimin e ekzistencës së stacioneve policore?”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që ky nuk është reagimi i vetëm i Shchneeberger duke adresuar kritika ndaj Borrell apo BE-së.

Ajo kishte reaguar pas lajmeve se BE po përgatit sanksione ndaj Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Shchneeberger kishte shtruar pyetje se cilat janë sanksionet e BE-së për Serbinë e cila e ka shkaktuar krizën në veri të Kosovës.

“Çfarë sanksionesh janë planifikuar kundër Serbisë për shkaktimin e kësaj krize duke i tërhequr (serbët) nga institucionet, duke shkaktuar zgjedhje të reja, duke bojkotuar zgjedhjet dhe duke sulmuar dhunshëm paqeruajtësit e NATO-s?”, ka shtruar pyetjen ajo drejt presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von Del Leyen, presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola si dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ajo po ashtu kishte pyetur nëse Kosova po sanksionohet për shkak të zbatimit të demokracisë dhe shtetit ligjor, teksa ka thënë se kjo vendosmëri është e nevojshme kundër Vuçiqit, por jo kundër Kosovës.

“Dhe pse sanksionohet Kosova? Për shkak të zbatimit të demokracisë dhe shtetit ligjor? Apo sepse Kosova nuk do ta lejojë veten të bëhet një kukull për të gjykuar autokratët? Kjo vendosmëri dhe ashpërsi është e nevojshme kundër Vuçiqit, por jo Kosovës e cila nuk po përpiqet të përdorë të gjitha llojet e mashtrimeve për të rritur ndikimin e saj mbi fqinjët. Ky përmbysje autor-viktimë do të përshpejtojë atë që ata mendojnë se duhet të parandalojnë. Sa rezistent ndaj të mësuarit mund të jeni në të vërtetë?”, kishte shkruar Shchneeberger.