Rrugët janë mbyllur pjesërisht për trafikun për shkak të përhapjes në autostradë të zjarrit i cili është efektiv në zonën Castaic në rajonin e Kalifornisë në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët njoftuan se për shkak të zjarrit të quajtur “Route” janë mbyllur pjesërisht 5 autostrada që sigurojnë transportin ndërmjet rajoneve në drejtimin jug-veri të rajonit.
Zjarri nuk është vënë ende nën kontroll njoftuan zyrtarët të cilët bënë me dije se në rajonin ku zjarri është përhapur në autostradë janë në rrezik edhe vendbanimet.
Në Kaliforni ku prej muajsh po luftohet me zjarret, thuhet se shirat kanë kontribuar në lehtësimin e zjarreve në disa rajone por si pasojë e rrufeve janë shfaqur zjarre të reja në zonat e thata veriore të rajonit.
Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar Ajror, në rajon kanë rënë më shumë se 1.100 rrufe gjatë shirave në periudhën mes mbrëmjes së 9 shtatorit dhe mëngjesit të 10 shtatorit.
Rrufetë shkaktuan zjarre të reja edhe në Sierra Nevada.