Rajon-Botë SHBA vendos sisteme raketore në Poloni

SHBA vendos sisteme raketore në Poloni

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka thënë se sistemet raketore amerikane janë vendosur në Poloni, e cila kufizohet me Ukrainën, duke shtuar se ato janë të përgatitura për të mbrojtur “çdo centimetër” të territorit të NATO-s.

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, ajo po fliste në Varshavë pas takimit me presidentin polak Andrzej Duda.

Zonja Harris shtoi se SHBA do të japë 50 milionë dollarë të tjera ndihmë humanitare për Ukrainën.

Dorëzimi i raketave patriot në Poloni vjen menjëherë pasi Rusia u kërkoi vendeve të BE-së dhe NATO-s të ndalojnë armatosjen e rajonit me “ndihmë mbrojtëse, pasi ajo përbën një kërcënim për aeroplanët civilë”.

Raketat Patriot janë raketa tokë-ajër të përdorura nga forcat e armatosura të SHBA-së për të shënjestruar predha armike.