SHBA, vdiqën tre persona pasi treni doli nga binarët

Të paktën tre persona vdiqën dhe disa të tjerë u lënduan pasi një tren doli nga binarët në shtetin amerikan të Montanës, transmeton REL.

Ky incident ndodhi pasditen e 25 shtatorit, kur 146 pasagjerë dhe 16 pjesëtarë të ekuipazhit po udhëtonin me trenin që doli nga binarët.

Disa persona janë lënduar, por ende është i paqartë numri i saktë i të lënduarve.

Treni, që ishte nisur nga Çikago për në Sietëll kishte 10 vagonë dhe dy lokomotiva. Shtatë prej vagonëve dolën nga binarët.

Ende është i paqartë shkaku i këtij incidenti.