Një anije tregtare iraniane është sulmuar pranë ishullit Hengam, në Iran.
Nga sulmi raportohet një person i vrarë dhe tre të plagosur. Lajmi u bë i ditur nga Amir Teymouri, guvernatori i Qeshmit.
Sipas tij, sulmi ndodhi rreth orës 05:00, në zonën pranë ishullit Hengam dhe përgjatë bregdetit të ishullit Qeshm. Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi autorët dhe rrethanat e sulmit.
Houthit: Goditëm bazën ushtarake saudite me raketa dhe dronë
Rebelët Houthi të Jemenit pretendojnë se kanë sulmuar një bazë ushtarake saudite në rajonin Sharurah me raketa balistike dhe dronë.
Sipas zëdhënësit ushtarak Yahya Saree, objektiv ishin depot e armëve dhe qendrat e komandës e kontrollit. Ai deklaroi se sulmet ishin “të sakta dhe të drejtpërdrejta”.
Houthit thanë se operacioni ishte në përgjigje të veprimeve ushtarake saudite në Jemen dhe paralajmëruan sulme më të mëdha në të ardhmen. Autoritetet saudite nuk kanë komentuar menjëherë pretendimet e Houthive.
Telefonata që tërheq vëmendjen
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, dhe homologu i tij nga Omani, Badr Albusaidi, kanë zhvilluar një bisedë telefonike për të bisedime mbi Ngushticën e Hormuzit, pas disa javësh negociatash mes Teheranit dhe Muskatit diskutuar zhvillimet e fundit në rajon.
Sipas një deklarate të publikuar në kanalin e Araghchit në Telegram, dy diplomatët e lartë diskutuan “zhvillimet e fundit rajonale dhe çështjet me interes të përbashkët”.
Nuk janë dhënë detaje të tjera për bisedën.
Telefonata vjen ndërsa Omani po përgatitet të presë të hënën Iranin dhe vendet e Gjirit për bisedime mbi Ngushticën e Hormuzit, pas disa javësh negociatash mes Teheranit dhe Muskatit për rikthimin e lundrimit të sigurt në këtë rrugë strategjike.
Alarm në Jemen: 76 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë
Të paktën 76 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Jemen që nga korriku.
Sipas Kombeve të Bashkuara, numri i të zhvendosurve është katërfishuar vetëm gjatë javës së fundit, pasi luftimet mes forcave qeveritare dhe rebelëve Houthi, të mbështetur nga Irani, janë përshkallëzuar.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) paralajmëroi se kriza e të zhvendosurve në Jemen po përkeqësohet me shpejtësi.
Sipas OKB-së, të paktën 76 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga korriku, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit numri është rritur katër herë për shkak të intensifikimit të luftimeve.



