SHBA, shqetësim për ndikimin rus në Ballkan

epa09625371 US Deputy Assistant Secretary of State in charge of the Western Balkans Gabriel Escobar attends the joint press conference in Skopje, Republic of North Macedonia, 06 December 2021. the US Deputy Assistant Secretary overseeing policy towards the countries of the Western Balkans Gabriel Escobar is in North Macedonia for an official visit. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

ESCOBAR: PO PËRPIQEN TA PENGOJNË INTEGRIMIN E RAJONIT

Departamenti Amerikan i Shtetit vazhdon të jetë i shqetësuar për ndikimin rus dhe kinez në rajonin e Ballkanit. Në një raportim që Gabriel Eskobar, Zv.ndihmës Sekretari i Shtetit do të bëjë përpara Komisionit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqesuesve mbi angazhimin që SHBA kanë në Ballkanin Perëndimor e që është publikuar paraprakisht, i konsideron të frikshme pengesat që po hasen në integrimin europian të 6 vendeve të rajonit.

“Integrimi transatlantik dhe evropian është thelbësor për reduktimin e të dëmshmeve te ndikimit te aktorëve, si Rusia dhe Kina, por edhe aktorë lokalë të korruptuar, që kërkojnë të destabilizojne rajonin dhe pengojnë këtë integrim duke zgjeruar ndikimin e tyre. Ne e kuptojmë se pengesat ndaj këtij procesi janë të frikshme – duke përfshirë përparimin e ngecur në demokratizimin, korrupsionin, varësinë nga energjia ruse, politikat etnonacionaliste dhe ndikimin dhe dezinformimin e huaj të dëmshëm.Edhe pse bën luftë ne Ukraine, Kremlini ushqen dezinformimin – shpesh përmes gjuhës serbepër të mbjellë ndarje, mosbesim dhe tensione ndëretnike dhe fetare. Kina bashkon narrativat tinëzare që minojnë besimin në Perëndim permes investime grackë.”

Sa i takon situatës në veriun e Kosovës, Escobar bën një skanim të të gjitha zhvillimeve që nga Shkurti kur u arrit një marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit falë ndërmjetësimit euro-amerikan e deri tek situata aktuale. Në raport, Escobar vlerëson rolin që ka mbajtur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut pro qetësimit të situatës dhe dialogut mes dy vendeve.

“Si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut janë partnerë solidë në inkurajimin e normalizimit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe të dy janë aleatë të palëkundur të NATO-s.”

Në raport vlerësohen zgjedhjet e fundit në Malin e Zi. Për të vetmin shtet të Ballkanit Perëndimor ku përmendet me emër lideri politik, është Bosnja.

Escobar flet me keqardhje për qëndrimin e Presidentit Milorad Dodik, që sipas tij mbetet i fokusuar në prishjen e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe kushtetutës së shtetit.

Veprimet antidemokratike të tij në raport cilësohen si qëndrime qe kërcënojnë stabilitetin, sigurinë jo vetëm të Bosnje-Hercegovinës, por dhe më tej se vetë rajoni jonë.

Tv Klan