Ambasadori amerikan në NATO, Matthew Whitaker, ka deklaruar se SHBA qëndron pranë aleatëve pas shkeljes së hapësirës ajrore të Policinë.
I dërguari amerikan në aleancë tha se do ta mbrojnë çdo pjesë të territorit, raporton Klankosova.tv
“Ne qëndrojmë pranë aleatëve tanë të NATO-s përballë këtyre shkeljeve të hapësirës ajrore dhe do ta mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”.
Gjatë natës, 19 dronë rusë u raportua se u futën në hapësirën ajrore të Polonisë gjatë sulmeve mbi Ukrainën Perëndimore.
Kryeministri Donald Tusk, tha se deri në katër dronë janë rrëzuar nga aeroplanët e këtij shteti dhe të NATO-s.
Ai dha një paralajmërim të fortë, duke thënë se Polonia është më afër se kurrë për një konflikt të hapur që nga Lufta e Dytë Botërore./Klankosova.tv