ShBA përgatit paketën e parë të ndihmës me armë për Ukrainën për këtë vit

ShBA po përgatit një paketë ndihme me armë për Ukrainën, e para e këtij lloji për këtë vit.

Amerika nuk i ka dërguar Ukrainës ndihmë ushtarake për disa muaj, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Paketa e re e ndihmës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ukrainën ka vlerën prej 400 milionë dollarësh.