SHBA, miratohet përdorimi i vaksinës Pfizer për grup moshën 5-11 vjeç

Në SHBA është miratuar aplikimi i vaksinës Pfizer-BioNTech tek fëmijët e grup moshës 5-11 vjeç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekspertët e Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) e gjetën të përshtatshme që doza pediatrike 10 mikrogramë e vaksinës Pfizer-BioNTech kundër COVID-19 të aplikohet tek 28 milionë fëmijë të grup moshës 5-11 vjeç që jetojnë në vend.

Pfizer ka filluar të dërgojë miliona doza të vaksinës nëpër farmaci dhe se vaksinimi mund të fillojë që nga 3 nëntori.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) më 29 tetor miratoi përdorimin emergjent të vaksinës për fëmijët e moshës 5-11 vjeç.