Një goditje e papritur dhe e rëndë ka ardhur për presidentin serb Aleksandër Vuçiq, i cili kishte bërë gjithçka për të realizuar një projekt luksoz të lidhur me biznesin e familjes së presidentit amerikan DonaldTrump. Megjithatë, pas një periudhe të gjatë përpjekjesh, ka rezultuar në dështim. Pasi ndihmoi në ndryshimin e ligjeve për t’i hapur rrugë ndërtimit të një hoteli Trump në Beograd, Vuçiq tani përballet me një humbje të madhe, pasi dhëndri i Trump, Jared Kushner e tërhoqi projektin për shkak të protestave të mëdha dhe akuza të rënda për korrupsion dhe shkelje të ligjit ndaj funksionarëve të lartë serbë. Por, pas një investimi të mundshëm të miliarda dollarëve, kjo është një humbje e madhe për Vuçiqin dhe imazhin e tij si mik i elitës amerikane, veçanërisht pas një kalvari ligjor që po mbërthen disa figura të larta të qeverisë serbe.
Tërheqja e Kushner
“Meqenëse projektet e rëndësishme duhet të bashkojnë, jo të ndajnë, dhe nga respekti për popullin e Serbisë dhe qytetin e Beogradit, ne po tërheqim aplikimin tonë dhe po tërhiqemi në këtë kohë”, tha zëdhënësi i firmës private të investimeve të Kushnerit, “Affinity Partners”. “Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar ngriti sot një aktakuzë kundër Ministrit të Kulturës Nikola Selakoviç, Sekretares së Ministrisë së Kulturës Slavica Jelaça, Drejtorit të Detyrës së Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës Goran Vasiç dhe Drejtorit të Detyrës së Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës të Qytetit të Beogradit, Aleksandar Ivanoviç, në lidhje me paligjshmërinë gjatë heqjes së statusit të pronës kulturore nga ndërtesat e “Shtabit të Përgjithshëm”, thuhet në njoftim. Të dyshuarit, siç shtojnë ata, akuzohen për kryerjen e dy veprave penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare nga neni 359 paragrafi 1 dhe falsifikimit të një dokumenti zyrtar nga neni 357 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të KP-së.
Zhënjimi i Vuçiçit
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nuk e ka fshehur zhgënjimin dhe merzitjen e tij pas tërheqjes së Jared Kushner nga projekti i Hotelit Trump në Beograd. Ai ka akuzuar një fushatë të qëllimshme kundër investitorëve dhe projekteve të mëdha, e cila sipas tij, ka shkatërruar mundësinë për të sjellë një investim të madh në Serbi. Vuçiç theksoi se ky projekt, që kishte një vlerë prej 750 milionë eurosh, do të kishte krijuar qindra vende pune dhe do të kishte sjellë përfitime të shumta ekonomike për vendin. Duke komentuar zhvillimet e fundit, ai shprehu se të gjithë ata që janë përfshirë në sabotimin e këtij projekti duhet të mbajnë përgjegjësi për dëmet që i kanë shkaktuar Serbisë. Sipas Vuçiçit, ky është një dëm që tejkalon një miliard euro, dhe ai ka paralajmëruar se do të ngrinte padi penale kundër individëve që kanë ndihmuar në “shkatërrimin” e mundësive për zhvillim ekonomik.
Akuzat ndaj presidentit
Analisti politik Dragomir Angjelkoviç tha sot se anëtarët e udhëheqjes “mafioze politike” të Partisë Progresive Serbe (SNS) morën një karton të kuq nga fuqia më e fuqishme në botë dhe se shumica e faktorëve të tjerë të rëndësishëm globalë po mbajnë një karton të verdhë të drejtuar kundër Aleksandër Vuçiçit. Angjelkoviç i tha agjencisë Beta se tani pritet që rrënimi i “regjimit të kartelit serb” të përshpejtohet. Ai vlerësoi se Kushner dhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump vlerësuan se Vuçiç po fundosej me shpejtësi dhe se çdo marrëveshje me të ishte e dëmshme. Deputeti dhe kryetari i partisë Qendra e Serbisë (SRCE), Zdravko Ponosh, tha se projekti ishte shumë radioaktiv për shkak të dimensionit të korrupsionit. “Nëse e shikoni politikisht, mendoj se familja e presidentit amerikan e largoi Vuçiçin prej tyre sikur të ishte lebroz”, tha Ponosh, Ndërsa lideri i Kryengritjes Ekologjike dhe deputeti Aleksandar Jovanoviç Ćuta tha se tërheqja e është një lajm i mirë, por se nuk duhet të relaksohemi, sepse, siç vlerësoi ai, presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të gjejë “ndonjë grabitqar të ri për të ndërtuar Zoti e di se çfarë atje”.




