Organizata kriminale ruse, Wagner, ka bërë përpjekje për të fshehur përpjekjet e saj për të blerë pajisje ushtarake për përdorim në Ukrainë.
Sipas një zyrtari amerikan, Administrata Biden është informuar se Wagner ka bërë përpjekje të dërgojë pajisje luftarake në Ukrainë përmes Malit dhe ka falsifikuar dokumentet e transaksioneve.
Nuk ka ende shenja se Wagner ka blerë me sukses pajisjet, por grupi ka vazhduar punën për të blerë mina, drone dhe radarë nga Mali për përdorim në Ukrainë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Wagner ka kërkuar të zgjerojë terrenin e tij në Afrikë vitet e fundit dhe ka operuar përkrah forcave të armatosura të Malit për më shumë se një vit, duke luftuar kundër një kryengritjeje xhihadiste.
Mali nuk është i vetmi vend të cilit Wagner i është drejtuar për ndihmë në Ukrainë, besojnë zyrtarët, pasi grupi mercenar përballet me mungesa të mëdha armësh dhe municionesh mes luftimeve të ashpra në qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut.