Komanda Qendrore e SHBA-së – Centcom tha se, gjatë operacioneve të vazhdueshme në Iran, forcat amerikane kanë shkatërruar objektet e komandës dhe kontrollit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), kapacitetet e mbrojtjes ajrore iraniane, vendet e lëshimit të raketave dhe dronëve, si dhe aeroportet ushtarake.
“Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim veprime kundër kërcënimeve të menjëhershme që vijnë nga regjimi iranian”, tha Centcom.



