SHBA-ja realizon tjetër sulm ndaj Houthit pasi grupi rebel sulmoi anijen amerikane

Forcat amerikane kanë sulmuar objektivat e Houthit në Jemen pasi një tjetër anije në pronësi amerikane u sulmua në Detin e Kuq nga grupi rebel.

Bëhet e ditur se, katërmbëdhjetë raketa janë lëshuar nga forcat amerikane në drejtim të Houthit, duke shënuar kështu ditën e katërt të sulmeve.

Për dallim prej sulmeve të kaluara, kësaj radhe forcat britanike nuk ishin të përfshira.

Objektivat e fundit të goditura nga forcat amerikane ishin pjesë e Gjirit të Adenit. Sulmet shkaktuan zjarr, por nuk raportohet për të vdekur.

Houthit të mbështetur nga Irani, fillimisht thanë se po sulmonin anijet e lidhura me Izraelin në një përpjekje për t’i dhënë fund bombardimeve në Gazë.

Megjithatë, duket se konflikti është zgjeruar duke bërë që shumë anije të shmangin lundrimin në atë zonë e të drejtohen nga Afrika Jugore.

Sulmi i fundit vjen pasi SHBA-ja e vendosi grupin Houthi në listën e saj të terroristëve global.

Ndryshe, sulmet në zonën e Detit të Kuq, kanal ky jetik për tregtinë ndërkombëtare, filluan në nëntor dhe ende janë duke vazhduar.