Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka paralajmëruar sanksione të reja për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të vendeve të ndryshme.
Kështu ka pohuar zyrtari amerikan në ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe në kohën kur po mbahet samiti virtual i demokracisë.
Por, kryediplomati amerikan nuk ka zbardhur emrat e zyrtarëve apo ish-zyrtarëve që janë shpallur persona non-grata.
“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Së bashku, ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë”, ka shkruar Blinken.
Theksojmë se gjatë ditës së djeshme SHBA-ja ka futur në listën e zezë afaristin serb të Kosovës, Zvonko Veselinoviq dhe disa bashkëpunëtorë të tij, si zyrtarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq.
Ndryshe, SHBA-ja ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të sanksionojnë edhe zyrtarë të tjerë.