SHBA-ja lejon shitjen e naftës venezueliane për Kubën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do të lejojnë rishitjen e naftës venezueliane për Kubën, në një lëvizje që synon të lehtësojë mungesat e thella të karburantit në ishull.

Departamenti i Shtetit bëri të ditur se do të autorizojë kompani të pajisen me licenca për përdorim komercial dhe humanitar të naftës, por duke përjashtuar çdo entitet të lidhur me ushtrinë apo institucionet shtetërore kubaneze, transmeton Klankosova.tv.

Furnizimet me naftë drejt Kubës ishin ndërprerë pas masave amerikane ndaj eksporteve të Venezuelës, duke thelluar krizën energjetike në vend.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se kriza është pasojë e politikave të qeverisë kubaneze dhe paralajmëroi rikthim të sanksioneve nëse nafta përfundon në duart e autoriteteve apo ushtrisë.