Departamenti i Shtetit i ShBA-së të hënën e largoi Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, sipas një njoftimi nga Thesari i ShBA-së.
Kjo lëvizje ishte njoftuar më herët këtë vit, por ishte në pritje të rishikimit nga Kongresi, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
Në njoftimin e së hënës gjithashtu bëhet e ditur se edhe Fronti Nusrah është larguar nga lista e organizatave globale terroriste.
Edhe shtete të tjera kanë njoftuar për heqje të masave kundër Sirisë pas rrëzimit të pushtetit të ish-presidentit Bashar al-Assad.
Britania e Madhe e ka hequr masën e ngrirjes së aseteve të Bankës Qendrore të Sirisë dhe ministrive të caktuara.



