SHBA ,gati 15 000 të vdekur nga COVID-19, më shumë se 432 000 të infektuar

Ende vendi më i goditur nga koronavirusi i ri në botë, me më shumë se 432 500 raste, SHBA regjistroi sot mbi 14 820 vdekje.

Në total, 24 223 persona janë shëruar nga pandemia.

Shteti amerikan i Nju Jorkut vazhdon të jetë epiqendra, me më shumë se 6 200 vdekje në total.

“Kjo do të jetë java më e vështirë dhe më e trishtueshme e jetës së shumicës së amerikanëve. Ky do të jetë momenti ynë Pearl Harbour dhe momenti ynë 9/11, vetëm se nuk do të lokalizohet, do të ndodhë në të gjithë vend”, tha Trump për “Fox News” të dielën.

Në total, 1,5 milionë njerëz janë infektuar nga COVID-19 në botë, që kur u shfaq për herë të parë në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar.

Numri global i vdekjeve po i afrohet 90 000, ndërsa rreth 340 000 persona janë të shëruar.